Mourinho: Ibanez i paprekshëm, nëse do fitoja si Sarri do më kishin vrarë

by admin
Spread the love

Jose Mourinho ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës përballë Sassuolos të mërkurën. Ai komentoi për episodet e ndodhura në derbin e kryeqytetit ku verdhekuqtë dolën të humbur përballë Lazios nga një gabim fatal i mbrojtësit Roger Ibanez.

“Na duhet të reagojmë pas humbjes në derbi. Ky është një ekip i disa lojtarëve që e vuajnë humbjen, por në fund buzëqeshin gjithmonë. A mund të qaj unë pasi të tjerët e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës? Ne luajtëm pa Dybalan, lojtarin tonë më të lëvizshëm dhe kreativ në fushë. Po ta kisha fituar derbin si Sarri, me mënyrën si Lazio luajti, do më kishin vrarë.”

SFIDA NDAJ SASSUOLOS- “Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. Vitin e kaluar Sassuolo na ka bërë të vuajmë jo pak në dy ndeshje shumë të komplikuara. Shpresoj që të gjithë të japin më të mirën e mundshme për të buzëqeshur përsëri.”

IBANEZ – “Përtej episodit të ndodhur në derbi, Ibanez është përmirësuar. Unë konfirmoj që ai është i vetmi lojtar që e ka të sigurt se do të luajë nesër. Vitin e kaluar në një kohë të sezonit ne kishim vetëm atë si qendërmbrojtës dhe ai ishte gjithmonë aty. Për mua ai është i paprekshëm.” – shtoi Jose Mourinho. /oversport.tv

You may also like