Mourinho është perandori i ri i Romës, klubi ka gati kontratën e re për portugezin

by admin
Spread the love

José Mourinho dhe Roma do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit verdhekuq po punojnë që të rinovojnë kontratën e teknikut portugez e cila skadon në vitin 2023.

Sipas të përditshmes italiane, pronarët e Romës (familja Friedkin) synojnë që të blindojnë “Special One” duke i zgjatur kontratën edhe për dy vite të tjera.

Mourinho ka fituar zemrën e tifozerisë romane dhe i dhuroi klubit një trofe që mungonte prej shumë kohësh sezonin e kaluar, prandaj drejtuesit e klubit synojnë që ta mbajnë teknikun të paktën deri në vitin 2025 për të vazhduar këtë projekt ambicioz, që synon të ngjisë verdhekuqtë në majat e futbollit italian dhe atij europian. / Oversport.tv

You may also like