Mourinho: E kthenim po të barazonim më shpejt! Diçka nuk më pëlqeu

by admin
Spread the love

Roma barazoi në shtesë kundër Udinese, falë një penalltie të kthye në gol nga Lorenzo Pellegrini. Trajneri Jose Mourinho foli për DAZN pas ndeshjes dhe ka diçka që nuk i ka pëlqyer. “Mendova se i kishim edhe 2-3 minua për të luajtur dhe për të fituar. Ndeshja nuk ishte surprizë, pasi e dija se Udinese luan kështu.

Pas disa minutash kuptova se analiza ime nuk ishte e gabuara. Vërtetë kishim bërë disa zëvendësime, kishim këmbë të freskëta, por pashë që disa lojtarë vuajtën pasi kishin luajtur të enjten në Conference League. Udinese nga ana tjetër kishte gjithë javën për t’u përgatitur”.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Pata ndjenjën që po ta kishim shënuar më herët golin e barazimit, do ta kishim kthyer ndeshjen. Fatkeqësisht e shënuam vonë. Jemi prej tetë ndeshjesh të pamposhtur në Serie A, me katër fitore dhe 4 barazime. Nëse dikush mendon se një pikë në transfertë kundër Udinese e Sassuolo është zhgënjyese, fakti është se këto janë pikë të çmuara në situata të vështira dhe jo humbje”.

“Lodhja? Mjafton të shohësh gjuhën e trupit të lojtarë për disa minuta për ta kuptuar. Pashë 2-3 dhe e kuptova që nuk kishin forcën dhe intensitetin e duhur. Udinese është një ekip që ta ngadalëson lojën, të destabilizojnë. Ne e lëvizëm topin shumë ngadalë, e kishim më shumë topin, por nuk ishim agresivë. Na mungonte edhe intensiteti. Ishte një ndeshje e një skuadre në kulmin e saj, kundër një skuadre që po vuante”.

“Nuk mund të zgjedhim se cilat janë ndeshjet më të rëndësishme. Duhet ta rrisim nivelin tonë në ccdo ndeshje. Humbëm në Verona dhe Venezia pas Conference League, kurse sot barazuam. Gjithsesi na duhet një frymë tjetër. Edhe unë ndihem i lodhur, por lodhjen e ndjej pas ndeshjes. Disa prej lojtarëve të mi e ndjejnë para ndeshjes dhe ky qëndrim nuk më pëlqeu”, përfundoi Mourinho. / oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like