Mourinho: Duam të shkruajmë historinë, Kumbulla do të bëhet i lojtar i madh

by admin
Spread the love

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur në një konferencë për shtyp në “Air Albania” në prag të finales së nesërme të Conference League, që skuadra verdhekuqe do të luajë kundër Feyenoord në Tiranë. Tekniku portugez thotë se kërkon të fitojë këtë finale dhe lavdëron Marash Kumbullën, për të cilin thotë se ka potencial për tu bërë lojtar i madh.

“Kemi ardhur në fund të rrugëtimit të këtij sezoni, me dy finale për t’u luajtur brenda pak ditësh, e para ajo që na jepte atë që meritonim dhe atë që kishim si objektiv që ditën e parë, që të luanim në Europa League. Të përmirësonim klasifikimin, arritëm të fitonim atë finale arritëm objektivin tonë sepse, të luash në Europë është diçka normale për Romën.

Kjo finale është historike, që është shkruar duke ardhur këtu, për të luajtur, por kur mbërrin në finale, duhet të bëjmë të pamundurën për të shkruar historinë dhe fituar finalen.

Unë dhe stafi im, që nga e premtja në darkë jemi bashkë në Trigoria, nuk kemi dalë, nuk kemi shkuar në shtëpi, kemi qëndruar atje, lojtarëve nuk mund të ua kërkoja këtë, por mendoj e ata janë shumë mirë, shoh skuadrën me përqendrim dhe me tensionin e duhur dhe gëzimin, se duhet të kesh gëzim të luash një ndeshje kështu dhe jemi mirë.

Mkhitaryan u stërvit sot për herë të parë me ekipin, një seancë e vogël, e hapur për mediat. Për të ishte e rëndësishëm që të kishte ndjesi po apo jo, unë kam besim për eksperiencën e tij, është një lojtar i cili njeh mirë trupin e tij dhe njeh ndjesitë. Në fund më tha që ndjehet mirë dhe është në dispozicion për të luajtur.

Tifozët me Romën? Këta njerëz gabohen pak në analizë sepse unë mendoj që arsyeja e vetme kur kanë një ndjesi pro Romës është se ka një lojtar shqiptar aty dhe mendoj se është gjëja më logjike dhe normale. Nëse fiton Roma, një shqiptar e çon kupën dhe kjo mendoj se ka një kuptim.

Kam luajtur në Superkupën e Europës Mançester Junajtid me Real Madrid në Maqedoninë e Veriut dhe ishte e mrekullueshme, ishte një vend e qytete ku ishte një festë e madhe, një mundësi e madhe, një mundësi madhe për ta për të parë skuadra të tilla, dhe e njëjta gjë vlen për Tiranën.

Kemi ardhur këtu dhe e kemi kuptuar shumë shpejt që është një moment i rëndësishëm për ta, që e meritojnë si vend për rritjen e dyte. Stadiumi është shumë i bukur, Më vjen keq që kapaciteti nuk lejon të gëzojnë më shumë tifozë, pro jam shumë i lumtur që vij të luaj këtu.

Zakonisht ndeshje të tilla janë të fundit e një sezoni, kur mbërrin në ndeshjen e fundit të sezonit, e gjithë puna është bërë. Parimisht për ne, që kemi luajtur të premten, nuk kemi çfarë të bëjmë në këto ditë të fundit. Nesër për fat të mirë është një finale, kur mbërrin një finale duket të jesh i lumtur që mbërrin dhe të luash këtë ndeshje me sjelljen e duhur.

Kjo është një finale, deri nesër nuk ka asgjë tjetër në mendjen time, është vetëm një finale, është mënyra ime e sjelljes, eksperienca nuk ndihmon, mendoja se mund të ndihmonte por jo, është mënyra ime e qëndrimit njëlloj si në finalen e parë, nuk ka ndryshuar thuajse 20 vite më vonë, nëse më sheh më serioz është përqendrim, një mënyrë tjetër për të përgatitur ndeshjen, pro në këto momente mendoj vetëm këtë.

Mbështetjen e tifozëve vetëm të bën mirë, jo keq, nëse Roma a humbur finale me njerëz në “Olimpiko” para ekranit, nuk është faji i tyre, që ta dini më kanë pyetur me çfarë fanelle do të luajmë nesër, iu thashë nuk më intereson, për mua është njëlloj. Rekordi nëse fitoj, nuk më pëlqen nëse… ta shohim.

Kumbulla? Marash më lëndoi, më dhembi dhe qeshja sepse ndër të gjithë lojtarët ai i shet i fundit që duhej ta bënte këtë sepse është më i rëndi nga të gjithë, unë mendoja të vija në ndeshje me shapka. Kam marrë këpucë 44 e unë jam 42. Por Marash është një djalë i mirë, një lojtar i mirë. Ka mësuar shumë, po shumë në këtë sezon dhe vitin tjetër do të jetë 100% me ne, sepse është një lojtar me një potencial për t’u bërë edhe më i madh”, ka thënë mes të tjerash Mourinho. / Oversport.tv

You may also like