Motra e viktimës: Policia ka qenë e njoftuar që motra prej katër muajsh është ndarë nga bashkëshorti

by admin
Spread the love

Mirushe Lohaj, motra e gruas që u vra sonte në QKUK thotë se autoritetet kanë qenë të njoftuara për shkurorëzimin e 35-vjeçares.

Një 35-vjeçare nga Lipjani është vrarë më 30 nëntor në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Gruaja me inicialet H.M. dyshohet se u vra në oborrin para Klinikës së Gjinekologjisë derisa kishte dalë për një shëtitje.

Në gjendje të rëndë emocionale e mes lotësh, Mirushe Lohaj, u shpreh se të martën, familjarët e burrit i cili dyshohet se e ka vrarë gruan e tij, e kanë lutur të kthehet në shtëpi.

Motra e viktimës thotë se Policia ka qenë në dijeni për gjendjen e gruas.

“Policia ka qenë në dijeni se motra është ndarë që katër muaj. Edhe sociali e ka ditur gjendjen e saj”.

“Rastin atë natë e kemi lajmëruar dhe mjekëve, na kanë thënë në dorë tonë është… Policia që katër muaj e din që u nda prej tij, e kanë ditë gjendjen e saj si e ka. Nuk ka tregu asgjë. E kemi vizituar. Dje kemi qenë e kemi vizituuar, kanë qenë edhe vjehrra e saj dhe kunata, as nuk u kemi folë, ajo i thoshte ktheu për hatër të fëmijëve”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se vjehrra i ka kërkuar asaj motrës herë të kthehet te ish-bashkëshorti.

“Motra i ka thënë vjehrrës se askush nuk i ka marrë në qafë pos djalit tuaj [për ndarjen]”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, motra e viktimës, Mirushe Lohaj.

You may also like