Motra e Luizit takohet me babain e Kiarës në Tiranë, zbulon bisedën me krushkun

by admin
Spread the love

Motra e këngëtarit të njohur shqiptar, Luiz Ejlli, Ina ka njoftuar së fundmi se ajo është takuar me krushkun e saj, babain e Kiara Titos, Arbenin. Ina ka mbërritur ditën e djeshme në Shqipëri, ndërsa ka lënë të nënkuptohet se ajo ka edhe një surprizë për vëllain e saj.

Motra e Luizit ka treguar gjithashtu se është takuar me babain e Kiarës dhe kanë konsumuar një darkë të këndshme së bashku. Në një postim të publikuar në rrjete sociale, Ina shkruan se babai i Kiarës e ka ftuar atë në një darkë.

“Gëzuar për Kiarën dhe Luizin. Faleminderit familja Tito për mirëkuptimin e dhuruar! Arbeni, babai i Kiarës dhe unë ndodhemi në Tiranë, për një darkë ku më ka ftuar. Babai i Kiarës do ikë nesër, unë do të rri për shumë surpriza”, shkruan Ina Ejlli në rrjetet e saj sociale.

Kujtojmë që Luizi nuk e ka takuar prej kohësh motrën e tij, teksa në rast se e takon sonte, kjo do të ishte vërtetë një surprize e bukur për të.

You may also like