Motoçikleta përplaset me një veturë, ndërron jetë 20-vjeçari nga Makedonska Kamenica – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Më datë 20.08.2023, rreth orës 11:40, siç përcjellë Klan M është raportuar se në rrugën “Kamenica” motoçikleta “Honda”, e drejtuar nga I.K.(20) nga Makedonska Kamenica, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga pas së cilës I.K. ka rënë nga motori dhe motori ka goditur automjetin e pasagjerëve “Reno Laguna” me targa të Dellçevës, i drejtuar nga S.D.(47) nga Dellçeva.

Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë I.K, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Një mjek i urgjencës konstatoi vdekjen e tij. Prokurori publik dhe ekip i stacionit policor Dellçevë kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. /KlanMacedonia/

You may also like