Moti për sot dhe ditët në vijim në Kosovë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryesisht vransira gjatë javës. Herë-herë me mundësi për reshje të dobëta shiu. Temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare, parashikon “Prishtina Weather”.

6.12 – Kryesisht me vransira. Pasdite vonë ndonjë rigë lokale shiu.

7.12 – Kryesisht me vransira. Orëve të mëngjesit mundësi për riga lokale shiu.

8.12 – Herët në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën kryesisht me vransira.

9.12 – Kryesisht me vransira, me mundësi për reshje të dobëta shiu orëve të mëngjesit.

Temperaturat do të luhaten në vlera ndjeshëm mbi mesataret për këtë periudhë kohore. Minimalet ndërmjet 3C e 6C, e maksimalet kapin vlera prej 10C deri 12C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 3-7m/s.

Shtypja atmosferike e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies nga mesi i javës.

You may also like