Moti për dy ditët e ardhshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjatëdy ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Vranësirat do të shoqërohen me riga shiu. Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje ditën e shtunë, ndërsa të premten vazhdojnë temperaturat e ulëta të ngjashme me temperaturat e ditëve të fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

You may also like