Moti në vikend, e diela parashihet të jetë më e ftohët

by admin
Spread the love

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbretërojë këtë vikend, në vend.

Sipas njoftimit të IHK-së, të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Në fushat termike parashihet rënie të lehta.

Ndërkohë, dita e diele parashihet të jetë më e ftohët dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

Minimalet do të lëvizin ndërmet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like