Moti i keq pushton Shqipërinë, Zëri i Amerikës zbardh gjendjen e rënduar në vend

by admin
Spread the love

Në Shqipëri, moti i keq ka përkeqësuar situatën në zonën e Shkodrës. Deri në orën 10.00 të ditës së sotme rezulton të jetë përmbytur një sipërfaqe prej 2405 hektarësh, nga të cilat 1000 hektar tokë bujqësore në njësinë Ana e Malit, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë.

Në Dajç janë nën ujë 140 hektarë, ndërsa 165 hektarë të përmbytur në Velipojë.

Në njësinë administrative Guri i Zi janë mbuluar nga ujërat 500 hektarë. Po ashtu 600 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur dhe në Bërdicë.

Në total sipas të dhënave zyrtare janë 590 banesa dhe mjedise biznesi në të cilat ka prani të ujërave, shumica në Bërdicë dhe Guri i Zi. Për pasojë 32 familje me 139 anëtarë janë evakuuar. Në shumë zona lëvizja bëhet ose me mjete të vogla lundruese ose me automjete të larta si traktorë.

Situatë e vështirë dhe në Lezhë, me mbi 25 banesa të përmbytura dhe qindra hektarë tokë të mbuluara nga uji në Gjadër, Piraj apo Torovicë.

Policia njoftoi sot se gjatë orëve të mëngjesit janë gjetur trupat e dy personave, babë e bir, Pjetër e Jason Rrushaj, 48 dhe 18 vjeç, të cilët u rrëmbyen nga ujërat e një përroi në Shkrel të Malësisë së Madhe ndërsa po udhëtonin me një automjet.

Lexo lajme interesante

You may also like