Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë na pret në ditët e ardhshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe shtim gradual të vranësirave pasdite. Mëngjesi pritet të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar, por jo shumë të fortë.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell. Në mbrëmje vonë Mal të Zi dhe në veri të Shqipërisë mund të ketë fjolla bore.

Ditëve të ardhshme rritje e temperaturave në tërë rajonin, por njëkohësisht edhe shtim i vranësirave. Reshje shiu fillimisht priten në Shqipëri dhe atë vetëm lokalisht.

Me kalimin e ditëve reshje dhe riga shiu priten në tërë rajonin, ndërsa në Shqipëri vende-vende më intensive, por temperaturat do të shënojnë rritje dhe priten edhe intervale të gjata kohore pa reshje dhe me mot të këndshëm.

You may also like