Moti bën kthesën e befasishme, çfarë na pret javën e ardhshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Në jug dhe lindje të vendit priten reshje intensive shiu, ndërsa në viset malore të këtyre rajoneve priten edhe reshje bore.

Reshjet më të dendura nesër priten në Maqedoninë Veriore ku në viset kodrinore-malore priten reshje të dendura shqote e bore, madje reshjet e borës mund të paraqiten edhe nëpër disa vise më të ulëta. Reshje të dendura herë pas here nesër priten edhe në Luginën e Preshevës ku në viset kodrinore-malore priten edhe reshje bore, ndërsa në Mal të Zi priten reshje më të dobëta kryesisht borë në veri të vendit.

Nga e premtja na pret mot kryesisht i vranët dhe ende i ftohtë, vende-vende me reshje shiu dhe fjolla bore në viset malore. Intervale kohore me diell priten në Shqipëri. Nga e diela kryesisht pa reshje, ndërsa nga java tjetër pritet përmirësim i motit, edhe pse gjatë mëngjeseve dhe paraditeve mund të kemi krijimin e mjegullnajave./Meteoballkan

You may also like