Mosmarrëveshje personale mes vajzës dhe Denis Tot, tha Spasovski për motivin e vrasjes

by admin
Spread the love




Në lidhje me personin e tretë i cili është i pakapshëm për organet e rendit, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se do të lëshohet fletarrest vendor dhe ndërkombëtar.

Për komunikatën e parë të MPB-së, në të cilën ishte theksuar se “nuk ka shenja të dhunës”, tek hendbollisti i vdekur, Spasovski, tha se kjo është bërë në bazë të informacionit nga Qendra Klinike.

“Policia posedon video-incizim ku në mënyrë të detajuar shihet se si zhvillohet ngjarja. Por cili ka qenë motivi i sulmit, këtë duhet ta dëshmojnë organet hetuese. Ne sipas deklaratave që i kemi, ka pasur mosmarrëveshje personale mes vajzës dhe djalit”, tha Spasovski në pyetjen për motivet e sulmit, raporton SHENJA.


You may also like