MOSKË – Rusia urdhëron ambasadorin e Estonisë të largohet nga vendi

by admin
Spread the love

MOSKË, 23 janar /ATSH-DPA/ – Rusia ka urdhëruar ambasadorin e Estonisë të largohet nga vendi.

”Ambasadori i Republikës së Estonisë duhet të largohet nga Federata Ruse më 7 shkurt”, deklaroi Ministria e Jashtme ruse.

Të dy vendet nuk bien dakord për numrin e zyrtarëve të ambasadës dhe konsullatës së dërguar.

Estonia, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe një mbështetëse e fortë e Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë, ka kërkuar një reduktim të numrit të personelit rus të vendosur në Talin, në të njëjtin nivel me numrin e personelit të Estonisë në Moskë.

Rusia e quajti këtë një “hap të ri dhe armiqësor që synon të ndërpresë marrëdhëniet me një vend që dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik”.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe tre shteteve baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë kanë qenë të tensionuara prej vitesh për shkak të pikëpamjeve të ndryshme mbi të kaluarën e tyre të përbashkët sovjetike.

Tensionet janë rritur ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like