Rusia transferon pajisje ushtarake në Bjellorusi

by admin
Spread the love

MOSKE, 29 janar /ATSH-DPA/- Rusia ka përfunduar një transferim fillestar të pajisjeve ushtarake në Bjellorusinë fqinje përpara stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të planifikuara për në mes të shkurtit, njoftoi të shtunën ministria ruse e Mbrojtjes.

”Sistemet e raketave anti-ajrore me rreze të shkurtër ”Pantsir-S” kanë mbërritur në Bjellorusi, duke iu bashkuar disa avionëve luftarakë ”Sukhoi Su-35”, deklaroi ministria.

Planet e Moskës dhe Minskut për të mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake në Bjellorusi nga 10 deri më 20 shkurt kanë ngritur shqetësimin në Perëndim për shkak të krizës aktuale të Ukrainës, edhe për shkak se pjesë të manovrës duhet të zhvillohen në Bjellorusinë jugore, në kufirin me Ukrainën.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimin se Moska mund të vendosë trupa në Bjellorusi nën pretekstin e manovrave dhe më pas të sulmojë Ukrainën prej andej, por Moska mohon plane të tilla. /os/

You may also like