MOSKE – Rusia njofton shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës me Ukrainën

by admin
Spread the love

MOSKE, 23 nëntor /ATSH-AA/ – Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi një raund tjetër të shkëmbimit të të burgosurve të luftës me Ukrainën.

Tridhjetë e pesë ushtarakë janë kthyer nga Ukraina si rezultat i shkëmbimit, tha Ministria në një deklaratë.

“Ushtarët e liruar do të fluturojnë në Moskë me avion transporti ushtarak të Forcave Ajrore Ruse për t’iu nënshtruar trajtimit dhe rehabilitimit në institucionet mjekësore të Ministrisë së Mbrojtjes ruse”, thuhet në deklaratë.

“Të gjithë të liruarve u ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”, njoftohet më tej.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakÇfarë ndodh me një avion kur humbet lartësi për mungesë ajëri?

Lexo lajme interesante

You may also like