MOSKE – Rusia njofton marrjen e Luhanskut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

LUHANSK, 3 korrik /ATSH – DPA/ – Rusia ka pushtuar qytetin lindor të Ukrainës, Lysychansk, duke i dhënë asaj kontroll të plotë të rajonit të Luhansk, deklaroi ministri i Mbrojtjes Sergey Shoygu.

Kontrolli i rajonit të Luhanskut ka qenë një nga qëllimet e deklaruara të pushtimit rus të Ukrainës.

Më herët, shtabi i përgjithshëm ukrainas kishte pranuar se trupat ruse kishin arritur përfitime të mëtejshme në Lysychansk. Në atë kohë ishte e paqartë nëse njësitë ukrainase mbetën në qytet.

Të shtunën, separatistët pro-rusë kishin njoftuar tashmë kapjen e Lysychansk, për të cilën Kievi u përgjigj se qyteti i rëndësishëm strategjik ishte ende nën kontrollin e tij.

Lysychansk ishte qyteti i fundit i madh i kontrolluar nga ukrainasit në rajonin e Luhansk pas rënies së Severodonetsk. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBalla: Krijimi i pikave të grumbullimit, një nga lehtësirat më të mëdha për fermerët

You may also like