MOSKË – Rusia ndalon hyrjen e kamionëve të regjistruar në BE

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

UASHINGTON, 2 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekret që autorizon qeverinë ruse të ndalojë disa kamionë perëndimorë të kalojnë tranzit në territorin rus, sipas U.S. News.

Dekreti lejon ndalimin e kamionëve që transportojnë mallra, dhe që janë të regjistruar në vendet që kanë aplikuar kufizime të ngjashme kundër Rusisë.

Rusia u ankua në prill se Bashkimi Evropian kishte mbyllur kufijtë për disa automjete mallrash të regjistruara në Rusi dhe Bjellorusi për shkak të sanksioneve të vendosura për luftën e saj në Ukrainë.

Sipas dekretit masat ishin ndërmarrë në përgjigje të kufizimeve “jomiqësore” nga shtetet e huaja kundër qytetarëve dhe subjekteve ruse.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakDrejt përfundimit aksi rrugor Kthesa e Spitalit Vlorë-Peshkëpi
Artikulli tjetërByberi: Rindërtim i urave të shkatërruara nga reshjet në Tropojë

You may also like