MOSKE – Rusia dhe Ukraina kryejnë shkëmbime të reja të burgosurish

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MOSKE, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Rusia dhe Ukraina realizuan shkëmbimin më të madh të të burgosurve në numër që nga fillimi i vitit, sipas informacioneve nga Moska.

“Gjatë një procesi të vështirë negocimi, 63 ushtarakë rusë janë tërhequr nga territori i kontrolluar nga regjimi në Kiev”, njoftoi ministria ruse e Mbrojtjes në kanalin e saj Telegram.

Ukraina më vonë konfirmoi shkëmbimin dhe kthimin e 116 të burgosurve.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ushtarët e lirë morën trajtim mjekësor dhe psikologjik. Ata kishin mundur të kontaktojnë edhe të afërmit e tyre.

Mes të liruarve ka edhe të burgosur të një “kategorie të ndjeshme”, lirimi i të cilëve u kërkua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, thuhet në deklaratë. Ministria nuk specifikoi nëse ata ishin oficerë të rangut të lartë, mercenarë apo spiunë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like