MOSKË – Putin: Rusia zgjeron flotën e saj të nëndetëseve bërthamore

by admin
Spread the love

MOSKË, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rusia ka planifikuar të zgjerojë flotën e saj të nëndetëseve bërthamore të armatosura strategjikisht, tha sot presidenti Vladimir Putin ndërsa vëzhgonte vënien në punë të dy nëndetëseve të reja në Severodvinsk, në Rusinë veriore.

Flamuri i marinës ruse u ngrit për herë të parë në “Imperator Aleksander III” dhe “Krasnoyarsk”.

Putin tha se dy anijet e reja do t’i bashkoheshin flotës ruse të Paqësorit në Lindjen e Largët.

Gjatë viteve në vijim, kantieri detar “Sevmash” në Severodvinsk do të ndërtojë edhe tri nëndetëse bërthamore strategjike të klasës “Borei”.

“Imperator Aleksander III” është i kësaj klase, i cili ka një gjatësi 140 metra dhe është i aftë të lëshojë raketa balistike ndërkontinentale të tipit “SS-N-32 Bulava”.

Krasnoyarsk, i cili mat deri në 130 metra, është i klasit më të vogël “Yasen” dhe është i pajisur me raketa kundër anijeve “Oniks” dhe raketa “Kalibr”.

Sevmash shtrihet pranë Archangelsk në Detin e Bardhë, rreth 1000 kilometra në veri të Moskës.

Sipas “Global Firepower”, Rusia me 70 nëndetëse operon flotën e dytë më të madhe të nëndetëseve në botë pas Kinës. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like