MOSKË – Putin: Rusia e gatshme të dërgojë gaz natyror në Evropë këtë vjeshtë dhe gjatë dimrit

by admin
Spread the love

MOSKË, 12 tetor /ATSH-AA/ – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin vuri në dukje se situata në tregjet e energjisë nuk mund të zgjidhjet me ndërhyrje dhe tha se “Rusia është e gatshme për dërgimin e gazit në Evropë”.

Duke folur për tregjet globale të energjisë të mbajtur në kuadër të Javës Ruse të Energjisë në Moskë, Putin tha se ndaj tubacioneve të “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2” janë kryer “sulme terroriste”.

“Këto sulme treguan se tashmë të gjitha infrastrukturat e energjisë, transportit dhe komunikimit me rëndësi kritike ndodhen nën kërcënim. Kush qëndron pas sabotimeve të Nord Stream? Sigurisht që ka nga ata që duan të shkëpusin marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian dhe të kapin tregun”, tha Putin.

“Rusia, është e gatshme për dërgimin e gazit në Evropë. Topi është në fushën e tyre. Mund të realizojmë dërgesa në periudhën e kësaj vjeshte dhe dimrit”, theksoi Putin duke bërë të ditur se mund ta realizojnë dërgimin e gazit natyror në Evropë përmes linjës që ka mbetur e qëndrueshme (funksionale) në “Nord Stream 2”.

– Në Turqi mund të krijohet një qendër gazi për Evropën

Presidenti rus tha se ndërhyrjet “artificiale” kundrejt tregjeve të energjisë nuk do të funksionojnë. “Asnjë ndërhyrje kundrejt tregjeve të naftës, asnjë përdorim i rezervave nuk mund ta zgjidhë problemin e energjisë. Nuk ka burim aktual të lirë në sasinë e nevojshme”, tha ai.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like