MOSKË – Putin-Macron bisedë telefonike për situatën në Mariupol

by admin
Spread the love



MOSKË, 29 mars /ATSH-DPA/- Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan sot një bisedë telefonike për të diskutuar situatën humanitare në qytetin ukrainas Mariupol, sipas Kremlinit.

“Putin i tha Macron se ushtria ruse po dërgonte ndihma humanitare dhe po evakuonte civilët”, thuhet në një deklaratë të Kremlinit.

“Putin theksoi se luftëtarët nacionalistë ukrainas duhet të heqin dorë nga rezistenca dhe të dorëzojnë armët”, sipas deklaratës.

Ndërkohë autoritetet ukrainase thanë se trupat ruse po rrëmbejnë dhe shënjestrojnë civilët në Mariupol, një akuzë që Moska e ka hedhur poshtë, duke pretenduar se nacionalistët ukrainas po përdorin civilët si mburoja njerëzore.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakVARSHAVË – Polonia ndërpret importet ruse të qymyrit
Artikulli tjetërKombëtarja kuqezi, barazim pa gola me Gjeorgjinë


You may also like