MOSKË – Putin kritikon Ukrainën dhe Perëndimin në Ditën e Unitetit Rus

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MOSKË, 4 nëntor /ATSH-DPA/-Në Ditën e Unitetit Kombëtar, presidenti rus Vladimir Putin shfrytëzoi rastin për të justifikuar edhe një herë luftën kundër Ukrainës dhe për të ngritur akuza kundër Perëndimit.

“Të ashtuquajturit miq të Ukrainës e kanë nxitur situatën në një pikë ku ajo u bë e rrezikshme për Rusinë dhe vetëvrasëse për popullin ukrainas”, tha Putin sot në Moskë, sipas raporteve të agjencisë ruse të lajmeve.

Putin tha se politika perëndimore kishte për qëllim dobësimin, ndarjen, shkatërrimin e Rusisë.

“Ne kurrë nuk do ta lejojmë këtë. Ne do ta mbrojmë atdheun tonë siç bënë të parët tanë”, tha udhëheqësi rus gjatë një fjalimi para historianëve dhe përfaqësuesve fetarë.

Edhe një herë ai e etiketoi udhëheqjen ukrainase si “neo-naziste” ndërsa shtoi se përplasja e regjimit midis dy vendeve ishte e pashmangshme.

Putin urdhëroi trupat e tij të pushtonin vendin fqinj më 24 shkurt të këtij viti.

Gjatë tetë muajve të fundit, Rusia ka shkaktuar dëmtime të mëdha në Ukrainë dhe ka shpallur rajonet e pushtuara jugore dhe lindore si pjesë të territorit rus.

Në të njëjtën kohë, Putin nënshkroi sot dy amendamente legjislative për të rritur besimin e trupave të tij të dobësuara në Ukrainë.

Rregulloret ofrojnë mbështetje ligjore për formimin e batalioneve vullnetare, si dhe deklarojnë se kriminelët e dënuar mund të dërgohen në ushtri pavarësisht bindjeve të tyre.

Dita e Unitetit Kombëtar festohet çdo vit më 4 Nëntor në Rusi. Ajo përkujton dëbimin e trupave polake nga Moska në 1612. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like