MOSKE – Kremlini: Raketat me rreze të gjatë të SHBA-së në Ukrainë do të kalonin ‘vijën e kuqe’

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MOSKE, 15 shtator /ATSH-DPA/ – SHBA do të kalojnë një “vijë të kuqe” nëse furnizojnë Ukrainën me raketa me rreze më të madhe se sa ka deri tani dhe bëhet pjesë e konfliktit, deklaroi zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Sakharova.

“Nëse Uashingtoni merr një vendim për dërgimin e raketave me rreze më të lartë në Kiev, ai do të kalojë vijën e kuqe. Në një rast të tillë do të jemi të detyruar të reagojmë në përputhje me rrethanat”, shtoi ajo duke iu referuar mbrojtjes me të gjitha mjetet e mundshme”, theksoi Sakharova.

Moska ka alarmuar forcat e saj bërthamore dhe ka paralajmëruar vazhdimisht për përhapjen e konfliktit aktual në një luftë të tretë botërore, ndërsa Ukraina ka bërë thirrje për raketa me rreze veprimi prej 300 kilometrash, duke vënë në dukje se mund t’i përdorë ato për të goditur një urë të ndërtimit të kohëve të fundit që lidh Gadishullin e Krimesë në Rusi përmes ngushticës Kerç.

Sakharova tha se dërgimi i armëve të rënda në Ukrainë po e zvarritte konfliktin dhe po shkaktonte viktima civile.

“Në veçanti, ajo po çon në vijën e një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe shteteve të NATO-s”, theksoi ajo duke akuzuar NATO-n për pjesëmarrje efektive në krimet e luftës. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like