MOSKE – Kremlini: Qëllimet e luftës në Ukrainë kanë përparësi ndaj negociatave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MOSKE, 28 shkurt /ATSH-DPA/ – Kremlini thotë se arritja e qëllimeve të luftës së Rusisë në Ukrainë ka përparësi ndaj çdo negociate të mundshme të paqes.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se nuk kishte asnjë shenjë deri tani nga Kievi se ukrainasit ishin të gatshëm të bisedonin.

“Në këtë rast, arritja e qëllimeve tona është gjëja më e rëndësishme, ky është prioriteti ynë kryesor”, theksoi Peskov.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar negociatat me presidentin rus Vladimir Putin me dekret dhe e ka përsëritur këtë disa herë.

Ai prezantoi planin e tij, i cili thotë se Rusia duhet të tërheqë plotësisht trupat e saj nga Ukraina, si një parakusht kryesor për fillimin e bisedimeve të paqes.

Rusia, e cila nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës rreth një vit më parë, e ka hedhur poshtë atë si marrëzi. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like