MOSKË – Kremlini: Putini dhe Kim do të nënshkruajnë traktat bashkëpunimi

by admin
Spread the love

SEUL, 18 qershor /ATSH-DPA/- Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jon Un pritet të nënshkruajnë një traktat gjithëpërfshirës bashkëpunimi gjatë vizitës së afërt të Putinit në vend, tha sot Kremlini.

Zyrtarët e përshkruan vizitën e Putinit si një “vizitë shtetërore miqësore”.

“Putini ka miratuar një projekt-traktat të përgatitur nga Ministria e Jashtme ruse”, thanë zyrtarët.

Dokumenti do të nënshkruhet personalisht nga Putin dhe Kim. Nuk u janë dhënë detaje mbi përmbajtjen e traktatit.

Putini do të vizitojë qytetin lindor rus, Yakutsk përpara se të mbërrijë në Korenë e Veriut.

“Presidenti rus do të niset nesër nga Koreja e Veriut për një vizitë dyditore në Vietnam”, tha Kremlini.

Përpara vizitës, Putini vlerësoi Phenianin për “mbështetjen e palëkundur për operacionin special ushtarak të Rusisë në Ukrainë”, duke përdorur formulimin e Kremlinit për t’iu referuar luftës në Ukrainë, në një letër të botuar në gazetën zyrtare të Phenianit Rodong Sinmun.

Udhëheqësi rus falënderoi gjithashtu Korenë e Veriut për solidaritetin e saj në çështje të rëndësishme ndërkombëtare, duke shtuar se ajo ishte “e përkushtuar dhe e të njëjtit mendim” dhe e gatshme për të kundërshtuar aspiratën e Perëndimit për të frenuar vendosjen e një rendi botëror shumëpolar.

Sipas Putin, të dy vendet kanë plane për të bashkëpunuar në ndërtimin e një arkitekture sigurie në Euroazi, kundër sanksioneve perëndimore dhe krijimin e sistemeve të pavarura të transaksioneve.

“Udhëheqësi rus mori një ftesë nga Kim për të zhvilluar bisedime në Phenian për zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak dhe çështje të tjera”, tha Kremlini. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like