MOSKË – Kremlini: Dialogu Rusi-SHBA në interes të të gjithë botës

by admin
Spread the love

MOSKË, 29 mars /ATSH-ANSA/ – Dialogu midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i nevojshëm në çdo rast, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

“Ky dialog është i nevojshëm jo vetëm në interes të dy vendeve tona, por edhe në interes të të gjithë botës. Në një mënyrë apo tjetër, herët a vonë do të duhet të flasim për çështjet e stabilitetit dhe të sigurisë”, theksoi ai.

“Fyerjet personale nuk mund të mos lënë gjurmë në marrëdhëniet mes krerëve të shteteve. Sidomos ofendimet personale, të cilat në përgjithësi nuk duhet të kenë vend në retorikën e kreut të një shteti”, tha zëdhënësi i Kremlinit, në një referencë të qartë për deklaratat e presidentit amerikan, Joe Biden për homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Sigurisht, ky faktor ka një ndikim negativ”, shtoi Peskov.

”Fyerjet personale të drejtuara nga presidenti amerikan Joe Biden ndaj presidentit rus Vladimir Putin dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe, por sidoqoftë, dialogu ruso-amerikan është i domosdoshëm në çdo rast”, theksoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like