MOSKË – “Gazprom” redukton ndjeshëm dërgesat e gazit në Moldavi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MOSKË, 2 tetor /ATSH-DPA/- Dërgesat e gazit rus në Moldavi janë reduktuar ndjeshëm mes kërcënimeve se ato mund të ndërpriten plotësisht, pasi kompania ruse e gazit “Gazprom” deklaroi se problemet rrjedhin nga refuzimet e Ukrainës për të transportuar karburantin përmes territorit të saj.

Moldavia është e vendosur mes Ukrainës dhe Rumanisë dhe varet shumë nga furnizimet ruse.

“Gazprom” njoftoi në Telegram se Ukraina kishte refuzuar të transportonte gaz nëpërmjet stacionit të shpërndarjes “Sokhranovka”.

Sipas “Gazprom” nivelet aktuale të dërgesave ishin rreth 5.7 milionë metra kub. Moldavia porosit në ditë 8.06 milionë metër kub karburant.

“Gazprom” tha gjithashtu se do të minimizonte dërgesat në Moldavi për shkak të borxheve të papaguara.

“Për shkak të kësaj, Gazprom ka të drejtë të anulojë kontratën në fjalë në çdo moment”, shkroi Gazprom, duke vënë në dukje se nuk kishte arritur një marrëveshje me Moldavinë për ristrukturimin e borxheve ekzistuese.

Sipas “Gazprom” borxhet e Moldavisë arrijnë në 709 milionë dollarë. Kishinau e ka kundërshtuar këtë dhe ka kërkuar rishikimin e vendimit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakByberi: Rindërtim i urave të shkatërruara nga reshjet në Tropojë

You may also like