MOSKË – FSB arreston 39 persona të dyshuar për komplot të lidhur me Ukrainën

by admin
Spread the love

MOSKË, 1 tetor /ATSH-DPA/- Shërbimi i brendshëm i inteligjencës ruse, FSB, tha në një deklaratë se ka arrestuar 39 persona për lidhje të dyshuara me komplote të dhunshme në emër të Ukrainës.

FSB tha se të arrestuarit, të cilët përfshijnë disa të mitur, janë anëtarë të “komuniteteve shkatërruese të internetit” që planifikojnë të kryejë akte dhune në Rusi të lidhura me Ukrainën.

Shërbimi i brendshëm i inteligjencës ruse tha se mbi 250 persona, përfshirë më shumë se 150 të mitur, janë gjithashtu nën hetim.

Sipas FSB-së, të dyshuarit kanë komunikuar me drejtuesit e tyre ukrainas përmes platformës së mesazheve Discord.

Autoritetet ruse kanë paralajmëruar për rekrutimin e pretenduar të operativëve për muaj të tërë, por është e paqartë se sa të vlefshme janë akuzat. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like