MOSKE – Forcat ruse pretendojnë fitore terren në Donetsk

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MOSKE, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Forcat ruse thonë se po fitojnë terren në luftime të ashpra jashtë qytetit lindor të Ukrainës, Donetsk.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se për shkak të humbjeve të mëdha, disa brigada ukrainase u tërhoqën nga pozicionet e tyre pranë Soledar, Avdiivka dhe Bakhmut.

Raportet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Shtabi i përgjithshëm ukrainas, në buletinin e tij të përditshëm, deklaroi se situata në ato tre vende është normale.

“Armiku nuk pati sukses në të gjitha seksionet e përmendura dhe u tërhoq”, thanë gjeneralët.

Nëse vende si Bakhmut do të binin në duart e forcave ruse, kjo do të hapte rrugën për trupat ruse në periferi të qyteteve të mëdha si Sloviansk dhe Kramatorsk.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz jetonin atje para luftës. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakAustrali, gjendet një pjesë e kapsulës SpaceX

You may also like