Moska kërcënon SHBA-në: Nëse konfiskohen 300 miliardë dollarët e bankës qendrore ruse, do të rimarrim Alaskën

by admin
Spread the love

Parlamentari më i vjetër rus, Vyacheslav Volodin, ka paralajmëruar se Kremlini mund të rimarrë Alaskën nga Shtetet e Bashkuara nëse Perëndimi konfiskonte miliardat e saj.

Pas thirrjes nga liderët anembanë botës për sekuestrimin e më shumë se 300 miliardë dollarëve asete të bankës qendrore ruse dhe dorëzimin e fondeve në Ukrainë, për të ndihmuar në rindërtimin e vendit.

Aleatët e Vladimir Putin kanë nisur me kërcënime, duke thënë se do të rimarrin Alaskën nga SHBA nëse Perëndimi lëviz asetet e tij.

Ndërsa lëvizja ka fituar vrull të madh në pjesë të Evropës, përfshirë Britaninë e Madhe, ajo është përballur me rezistencë në Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët e Biden që paralajmërojnë se devijimi i këtyre fondeve mund të jetë i paligjshëm.

Parlamentari më i vjetër rus Vyacheslav Volodin ka paralajmëruar se Rusia mund të kërkojë përsëri Alaskën nëse Perëndimi përvetëson asetet e saj si ndëshkim për luftën.

Kujtojmë se SHBA e bleu territorin e Alaskës nga Car Aleksandri II në 1867 për 7.2 milion dollarë dhe e bëri shtet në 1959.

Ne gjithmonë kemi me çfarë të përgjigjemi. Amerika le ta kujtojë gjithmonë, se ka një pjesë në territorit të saj… Alaskën. Nëse ata fillojnë të përpiqen për të disponuar burimet tona jashtë vendit, le të mendohen para se ta bëjnë këtë, që edhe ne të kemi diçka për të rikthyer”, u shpreh Volodin.

Volodin gjithashtu shtoi se Amerika për çdo gjë edhe për atë çfarë ndodh në vendin e tyre fajëson Rusinë.

Ne nuk po ndërhyjmë në punët e tyre të brendshme. Por ata kanë thënë për dekada se gjithçka që po ndodh me ta, duke përfshirë edhe zgjedhjet e presidentëve, ndodh për shkak se Rusia po ndërhyn”, tha ai.

Një tjetër deputet e mbështeti idenë e aneksimit të Alaskës, Pyotr Tolstoy, stërnip i shkrimtarit Leo Tolstoy dhe nënkryetar i parlamentit të bindur ndaj Kremlinit, propozoi mbajtjen e një referendumi në Alaskë.

Duke sugjeruar kështu të njëjtën taktike që u përdor në Krime nën kompetencën e ushtrisë ruse, duke rezultuar në një shumicë votash për bashkimin me Rusinë.

Rruga Press

You may also like