Mosha, thjesht një numër për Elvira Diamantin! Sa vjeçe mbush sot ‘Marigoja’?

by admin
Spread the love

Kjo e mërkurë e 30 nëntorit është një ditë shumë e veçantë për aktoren e famshme dhe shumë të dashur shqiptare, Elvira Diamanti, e cila feston sot ditëlindjen e saj. E njohur nga publiku për rolet e saj të ndryshme në filmat shqiptarë, ajo është pa diskutim një nga aktoret më të dashura në Shqipëri.

Për Elvirën, shprehja ‘mosha është thjesht një numër’ merr kuptim më shumë se kurrë. E kjo pasi, edhe pse aktorja mbush plot 60 vjeçe, ajo nuk ta jep përshtypjen se kaq kaq vite mbi supe. Elvira Diamanti ka lindur me 30 nëntor të vitit 1962 në qytetin e Vlorës.

Aktorja e njohur shqiptare do të mbahet mend gjatë për rolet e saj në filmat e ndryshëm shqiptarë, por sidomos për interpretimin e magjishëm të “Marigosë” përkrah Robert Ndrenikës dhe Hajrie Rondos në filmin “Përallë nga e kaluara”. Ajo ka luajtur edhe në një sërë filmash të tjerë si “Dasma e Sakos”, “Muri i gjallë”, “Shoqja nga Fshati”, “Liri a vdekje” e të tjerë.

Tashmë ajo është tërhequr nga skena, teksa në një intervistë para disa kohësh, Elvira Diamanti ka rrëfyer se i është futur aktrimit thjesht sepse donte të shmangte shkollën. “Nuk kisha dëshirë të isha në xhirime, por që mund të lija shkollën. Xhirimet ishin një arsye për të mos shkuar në shkollë dhe ishte shumë bukur”- pati thënë dikur aktorja.

You may also like