Mos! Shakira konfirmon ndarjen nga Pique – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shakira dhe Pique nuk janë më bashkë. Ndarjen e ka konfirmuar këngëtarja kolumbiane duke kërkuar respektimin e privatësisë së tyre. Shakira dhe Pique ndahen pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruhet në deklaratën e këngëtares.

Në deklaratën e saj këngëtarja nuk dha një arsye specifike për vendimin e ndarjes, por ditët e fundit u raportua nga mediat spanjolle se çifti janë në krizë, për shkak të tradhtisë së Pique.

You may also like