Mos nxitoni të bëheni të pasur pa mbushur 36 vjet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

 Jemi mësuar që në moshë të re se duhet të nisim të fitojmë para në të 20-at, në mënyrë që të mos mbetemi prapa në ndërtimin e themeleve dhe sigurisë financiare. 

Si rezultat, shumë prej nesh përpiqen të ndjekin një
rrugë të qëndrueshme karriere sa më shpejt të jetë e mundur, vetëm për të
zbuluar më vonë në jetë se rruga jonë profesionale mund të mos ketë qenë e
duhura.

Kjo është arsyeja pse, CEO Eyal N.Danon, trajner prej 25
vitesh, i inkurajon njerëzit midis moshës 18 dhe 36 vjeç që të kalojnë vitet e
tyre duke eksploruar pasionet e tyre dhe duke bërë punë interesante edhe nëse
mezi arrijnë të paguajnë faturat.

“E quaj këtë fazë të jetës ‘Faza e eksploruesit’ dhe të dish se si ta shpenzosh atë me mençuri mund të rrisë lumturinë dhe potencialin tënd të fitimit në të ardhmen”, thotë ai.

Prisni derisa të jeni 36 vjeç për të vendosur plotësisht
se çfarë doni të bëni në jetë
!

Është e pamundur të jetosh një jetë pa pendesa, por
testimi i sa më shumë fushave të ndryshme që të jetë e mundur kur je i ri mund
të ndihmojë në minimizimin e zhgënjimeve. Kjo vlen më shumë se çdo gjë që mund
të blihet me para.

Shumë profesionistë ndalojnë dhe fillojnë një karrierë të
re. Dhe sa herë që e bëjnë, duhet të fillojnë nga e para, potencialisht me një
pagë më të ulët ose të nivelit fillestar.

Por, njerëzit që hulumtojnë me rigorozitet dhe presin
deri në moshën 36 vjeç për të vendosur se çfarë duan të bëjnë, do të kenë
dekada përpara për të ndërtuar një karrierë të vrullshme. Kjo i lejon ata të
avancojnë në nivelin më të lartë dhe të ardhurat e pëlqyeshme në fushën e tyre
të ëndrrave.

Natyrisht, ju ende duhet të mbështesni veten
financiarisht ndërsa testoni interesa të ndryshme. Por realiteti është se ju
nuk keni nevojë të kurseni 1 milion dollarë para se të jeni 30 vjeç. Ideja
është të ndërmerrni rreziqe të mëdha në moshë të re, sepse në përgjithësi kjo
është dhe koha kur keni më pak për të humbur. Megjithatë, ndërsa rritemi,
përgjegjësitë tona rriten.

Ja se si të përfitoni nga Faza e Eksploruesit:

  • Eksploroni të paktën tri fusha të karrierës

Për shembull, nëse një nga ëndrrat tuaja është të bëheni
muzikant, kaloni procesin e prodhimit të këngëve tuaja, marketingut të tyre dhe
zhytjes në këtë fushë.

Nëse nuk ju duket rruga e duhur, kaloni menjëherë në
skenarin e ardhshëm të karrierës suaj të ëndrrave.

Përveç zbulimit se cila rrugë është më e mira për ju, do
të mësoni mësime të vlefshme për atë që duhet për të realizuar ëndrrat tuaja të
karrierës dhe nëse dëshironi vërtetë të bëni përpjekje për ta realizuar atë.

  • Mos u shqetësoni për atë që mendojnë të tjerët

Ndonjëherë ndjekja e ëndrrave tuaja kërkon që t’i besoni
vetes dhe të harroni atë që njerëzit e tjerë mendojnë për rrugëtimin tuaj.

Mos harroni, vetëm për shkak se jeni duke ndjekur një
rrugë jokonvencionale nuk do të thotë se po merrni vendimin e gabuar ose nuk po
punoni shumë. Ju lejohet të dilni nga rruga e rrahur. Njerëzit më të suksesshëm
marrin rreziqe dhe sa më shpejt ta bëjnë atë, aq më shpejt do t’i arrijnë
qëllimet e tyre.

Mentorët, jo vetëm që ofrojnë këshillat dhe lidhjet që ju
nevojiten për të arritur dhe eksploruar mundësitë, ata gjithashtu mund të
ofrojnë një pasqyrë se si duken fazat e mëvonshme të një rruge të mundshme
karriere.

Mos u përqendroni të gjeni një mentor të profilit të
lartë. Mentorët më të mirë marrin pjesë aktive në udhëtimin tuaj duke ofruar
inkurajim dhe duke rekomanduar burime të shkëlqyera që ju frymëzojnë dhe ju
informojnë.

You may also like