Mos më fol mua sikur po i flet qenit në rrugë, më bën të ndihem e pavlerë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edhe pse mund të jenë duke kaluar orët e fundit në krahët e njëri-tjetrit, Kiara dhe Luizi duket se kanë pasur një natë aspak të qetë. Çifti shumë i dashur për publikun kanë pasur debate shumë të forta me njëri-tjetrin.

Gjithçka ka nisur pasi këngëtari i është drejtuar me tone të forta Kiarës, e cila duket se është prekur dhe ka nisur të qajë. Moderatorja i tha se i ka bërtitur disa herë dhe kjo e ka bërë të ndihet e pavlerë.

Luiz: O Kiara, o Kiara, o Kiara, a po flas unë moj

Kiara: Me kë po flet ti, kujt i flet kështu

Luiz: Po s’ma var moj

Kiara: Kujt i fishkëllen ti ashtu

Luiz: Po kujt se s’po ma var, 13 herë o Kiar

Kiara: Ka mundësi të mësosh të flasësh e të komunikosh

Luiz: Po si moj të flas se më doli goja mbrapa

Kiara: Mos më fol mua ashtu sikur po i flet ndonjë qeni në rrugë

Luiz: Po s’po ma var pra

Kiara: Mos ma ngri zërin kaq të them. Hera e fundit që ma ngre zërin se e di sa më ke prekur sot që më ke ardhur ashtu duke ngritur zërin aty

Luiz: Si të kam ardhur

Kiara: E di si më bërë të ndihesha? Si të pavlerë komplet. Boll Luiz. Është hera e disatë që më bërtet

You may also like