“Mos ma ngacmo gruan”, Dj Dagz i drejtohet Donaldit pas debatit me Einxhel

by admin
Spread the love

Para disa javësh Donald dhe Einxhel patën një debat të ashpër mes vete që kaloi edhe në ofendime derisa kjo e fundit deklaroi se aktori ka marrë famë nga ish e dashura e tij, Bora Zemanit.

Ndërsa, pasi kaloi kohë nga përplasja e dyshes duke mos pasur shumë kontakt dhe pse brenda shtëpisë rrinin në distancë, së fundi kanë filluar të shkëmbejnë disa fjalë, shkruan “Kosovarja”.

Kështu, ndaj këtij rasti i dashuri i moderatorës, DJ Dagz, ka shprehur pa pakënaqësi ndaj Donaldit.

Derisa ishte i ftuar mbrëmë në shtëpinë e famshme për darkë ai i ka kërkuar aktorit të humorit që të bëjë kujdes dhe të mos e ngacmojë Einxhel.

Këtë gjë ai e ka shprehur gjatë një bisede që ka zhvilluar me Einxhel, ku Dagz i thotë se “Kam qenë nervoz me pjesën e Donaldit. I thashë kujdes vëlla mos ma ngacmo gruan se nuk më pëlqeu”.


You may also like