Mos-hapja e negociatave me BE-në, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Kosovën dhe Shqipërinë

by admin
Spread the love

Mos-hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në ka sjellë reagime të shumta. Avokat Spartak Ngjela në një reagim në rrjetet sociale shkruan se kjo gjë i detyron shqiptarët të të kërkojnë juridikisht bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë.

Reagimi i plotë:

Mos-hapja e negociatave me BE i detyron shqiptarët të kërkojnë juridikisht bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë.

Shumë mirë që kjo është tani një tezë e hapur e hedhur nga kryeministri i Shqipërisë.

l.

Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë: vetëm bashkimi kombëtar është politika e saj, nëse do ta lënë jashtë Bashkimit Evropian.

Nëse fillon iniciativa juridike për Bashkim kombëtar në Prishtinë dhe në Tiranë, Bashkimi Evropian, Rusia dhe Serbia do të kenë konvulcion në psikikën e tyre politike, sepse do t’i kapë sërish frika që kanë pasur nga Arbëria e plotë si shtet i pavarur, frikë kjo e nisur që në Shekullin e XVIII e gjersa në pushtet erdhën në Tiranë krerët politikë të Partisë Demokratike, në vitin 1992, dhe ata të Partisë Socialiste në vitin 1997. Por edhe në vitin 2004 e deri sot.

Sot duket sikur ka ndryshuar.

ll.

Rama po duket që është vetvetja.

Prandaj nëse është vetvetja, duhet ta çojë deri në fund idenë e tij sipas gjykimit: Shqipëria: ose në Bashkimin Evropian, ose në bashkim kombëtar – Shqipëri Kosovë.

Kryeministri shqiptar sot në Shqipëri e ka këtë detyrë historike dhe kjo është një politikë fituese sepse:

Të gjithë evropianët, me përjashtim të Britanisë, i tremb Shqipëria etnike.

Por shqiptarët janë në aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo mjafton.

Atëherë: a janë sot dy shtete shqiptare të pavarur, Shqipëri dhe Kosovë? Kjo dihet tani.

Teza e kryeministrit shqiptar: Shqipëria dhe Kosova ose në Bashkimin Evropian ose në Bashkim Kombëtar, është gjetje e madhe politike.

Prandaj, kjo politikë duhet të fillojë edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë.

Sepse, ne shqiptarët jemi tamam në kohë: dëmtimi kolosal i Rusisë në Ukrainë, i jep siguri nismës sonë për Bashkim Kombëtar.

Kurse, aleanca e madhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është garanci historike absolute për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.”-shkruan Ngjela.

You may also like