Mos e pini ujin nga çezmja, Ujësjellësi ka një njoftim me rëndësi – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë thirrje për kujdes të shtuar me ujin që konsumoni.

Sipas njoftimit thuhet se ka mundësi që uji i shiut nga pusetat tuaja të depërtoj përmes ndonjë vrime potenciale në rrjetin tuaj të furnizmit.

Në këtë rast uji i pijes të cilin e konsumtoni ju mund të kontaminohet me ujë të papastër.

Ujësjellësi rekomandon që uji i pijes të vlohet para përdorimit në mënyrë që të shmangen situata të pa dëshirueshme.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Thirrje për kujdes të shtuar gjatë vërshimeve

Duke pasur parasysh se reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që toka të përmbytet nga uji e me të edhe pusetat e ujëmatësve dhe pustetat tjera të jenë të mbushura me ujë të ndotur. Në një situatë të tillë ka mundësi që uji i shiut nga pusetat tuaja të depërtoj përmes ndonjë vrime potenciale në rrjetin tuaj të furnizmit. Në këtë rast uji i pijes të cilin e konsumtoni ju mund të kontaminohet me ujë të papastër.

PRANDAJ, në këso situate REKOMANDOHET që uji i pijes të vlohet para përdorimit në mënyrë që të shmangen situata të pa dëshirueshme. Ndërsa në rast se vëreni se uji i pijes është i turbult gjë që vërehet me sy, rekomandohet që i njejti të mos përdoret për pije.

Po ashtu, lusim të gjithë ata konsumator të cilët posedojnë furnizim të dyfisht; ujësjellës dhe pus (bunar) të sigurohen që uji nga pusi mos të kthehet në sistem të ujësellësit pasi që i njejti mund të ndikoj në kontaminimin e ujit të pijes jo vetëm tek shfrytëzuesi por edhe tek fqinjët e tyre.

Duke u përshëndetur, kërkojmë nga të gjithë që të jeni të vemendëshëm gjatë vërshimeve!

You may also like