“Mos bëj seks me askënd”, Arjola Demiri zbulon ‘amanetin’ që i dha familja para se të hynte në “Big Brother VIP” – Shqip

by admin
Spread the love

9:41 | 7 Tetor 2021

“Big Brother VIP” po zbulon sekretet e ndryshme të konkurrentëve.

“Big Brother VIP”, u rikthye këtë sezon televiziv në ekranin e Top Channel, në një version krejtësisht të ri, shkruan lajmi.net.

Përgjatë 100 ditëve të izolimit, personazhe publike nga fusha të ndryshme do të bashkëjetojnë në shtëpinë më të përgjuar të botës derisa shikohen nga publiku.

Së fundi ishte Arjola Demiri e cila zbuloi porosinë më të rëndësishme me të cilën e përcollën familjarët para se të futej në “Big Brother”.

Arjola tha se familja e kishin porositur që të mos kryente marrëdhënie seksuale me asnjë person gjatë kohës që do të qëndronte në shtëpinë e famshme. “Rri me mamin e motrën. Më thanë, të lutem mos bëj seks me askënd. Iku, iku se do bëhem meme nesër në portale,” shtoi ajo./Shqip/

Lajme interesante

You may also like