Moreno me dy opsione para vetes – përveç Kosovës, spanjollin e dëshiron e klubi rus

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri, pasi ndau rrugët me Primoz Glihan pas përfundimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Robert Moreno është një nga trajnerët e lidhur me stolin e trajnerit te “Dardanët”.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka udhëtuar këtë të hënë drejt Stambollit për të diskutuar me spanjollin rreth arritjes së një marrëveshjeje.

Megjithatë, për Morenon interesim ka shfaqur edhe klubi nga Premierliga e Rusisë, Socchi.

Mediumi rus “Championat” ka raportuar se Socchi i ka ofruar 46-vjeçarit kontratë deri në fund të sezonit, me opsion vazhdimi edhe për sezonin pasues, me kusht që ai shpëton skuadrën nga rënia.

Socchi renditet i fundit në tabelë me 11 pikë të grumbulluara pas 18 xhirove.

Mbetet të shihet në vazhdim se për cilin destinacion do të vendosë Moreno. 

You may also like