“More në telefon”, vëllai i Sokol Olldashit ia numëron një më një Berishës: Të erdhi Basha duke qarë në zyrë se e dinte

by admin
Spread the love

Sali Berisha ka çuditur jo pak dy ditë më parë teksa mori në mbrojtje Sokol Olldashin. Ai tha se gara mes ish-deputetit të ndjerë dhe Lulzim Bashës ka qenë e pastër dhe se nuk ishte ndikuar nga ai vetë. Berisha deklaroi madje se Olldashi në rrafshin politik dhe intelektual ishte më i aftë se Basha.

Por kjo deklaratë që shumë pak shqiptarë mund ta besojnë, ka hasur edhe kritikat e vëllait të Sokol Olldashit.

Në rrjetet sociale ai shprehet se Sali Berisha gënjen dhe se ka ndërhyrë në çdo kryetar dege për të votuar Bashën.

Ja reagimi i plotë i Ardian Olldashit:

Nuk eshte e vertete! Ti e di mire qe Koli fitonte me cdo formule.

Te merkuren ne darke, pra ne Daten 26.06.2013 Basha te erdhi ne zyre gati duke qare dhe u keshillua me ty per nje terheqje te mundeshme te tijen. Per c‘arsye? Per arsyen se te dhenat qe vinin e jepnin Kolin ne avantazh. Ti ke marr personalisht ne telefon pothuajse cdo kryetar neper rrethe.

Natyrisht jo per ti uruar naten e mire, sepse ne fakt ishte darke, por per ti kercenuar me shprehje qe me mire mos ti perserisim. Ty dhe jo vetem ty te vjen spontanisht pyetja: Nga i ditkam une keto gjera? I di nga ata qe ate darke ishin prezent ne zyren tende.

Fatkeqesisht politika eshte i vetmi zanat per te cilin nuk behet shkolle. Rezultatet duken”.

You may also like