Morata te Barcelona? Gjithçka varet e ardhmja e Dembele

by admin
Spread the love

Me ardhjen e Dusan Vlahovici në Torino te Juventusi, vuloset edhe e ardhmja bardhezi e Alvaro Moratas. Sulmuesi spanjoll nuk do të blihet nga Atletico Madrid, por ai mund të kthehet në Spanjë për të veshur fanellën e Barcelonës. Megjithatë gjithçka varet nga situata e sulmuesit francez Ousmane Dembele, agjenti i të cilit ka zbarkuar në Katalonjë për të takuar drejtuesit e Barcelonës

Në fjalë të tjera, sipas gazetës Sport, vetëm pas largimit të Dembeles, Morata mund të zbarkojë në Camp Nou. Duke luftuar me problemet e njohura ekonomike, Barcelonës në fakt iu desh më parë të priste rinovimin e kontratës së Samuel Umtitit përpara se të zyrtarizonte blerjen e Ferran Torres nga Manchester City.

Tani synon të bëjë të njëjtën gjë me Morata, zbarkimi i të cilit në Katalonjë është në varësi të kursimeve nga paga e Dembele. Nga ana tjetër francezin, Barça e ka nxjerrë prej kohësh në merkato pas refuzimeve të shumta nga ana e lojtarit për të rinovuar kontratën që skadon në fundin e sezonit. /oversport.tv

You may also like