Monza merr fitoren e parë në Serie A dhe zhyt në krizë Juven! Fitojnë Lazio e Fiorentina

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Monza gjen fitoren e parë historike në Serie A pikërisht përballë Juventusit. Në debutimin në krye të pankinës së vendasve, tekniku Palladino arrin që të mposhtë bardhezinjtë me rezultatin 1-0.

Sfida është vendosur nga një gol i Gytkjaer në minutën e 74-të. Gjithmonë e në krizë skuadra e Allegrit. Bremer me shokë janë detyruar që të luajnë 10 kundër 11 pasi Di Maria u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 40-të të pjesës së parë.

Lazio reagon pas humbjes së thellë në Europa League, duke fituar bindshëm 4-0 në transfertë përballë Cremoneses. Bardhekaltërit dominojnë në “Zini” dhe sërish protagonistë janë Milinkovic dhe Immobile. Serbi jep asist për sulmuesin që zhbllokon sfidën pas vetëm 7 minutave lojë, Immobile dyfishon me penallti, ndërsa Milinkovic shënon golin e tretë në pjesën e parë. Pedro plotëson pokerin me golin e shënuar në pjesën e dytë.

Fiorentina rigjen fitoren në kampionat (mungonte që nga java e parë) pasi mposht 2-0 në shtëpi Veronën. Ikone zhbllokon sfidën me golin e parë në Serie A, ndërsa Nico Gonzalez vulos fatin e ndeshjes me golin e shënuar në fund të takimit. Verona i ka shpëtuar goleadës falë portierit Montipò, që ka qenë në një ditë të mirë, madje i ka pritur edhe një penallti Biraghit. / Oversport.tv

Foto: JuventusFC Twitter

You may also like