Montgomery e fajëson Kurtin për dialogun: Po bën provokime të përsëritura

by admin
Spread the love

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, William Montgomery e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për atë që sipas tij dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i vërtetë.

Montgomery ka thënë se palët në dialog vetëm po shtiren se po bëjnë diçka, kur në fakt nuk po bëjnë asgjë. Ai ka kërkuar që BE të ndalet së përdoruri termin ‘dialog’.

”Nuk ka dialog të vërtetë mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE-së. Ka vetëm një justifikim patetik dhe shtirje se diçka po ndodh, kur nuk po ndodh dhe nuk ka ndodhur për vite me radhë. Ka shumë arsye për këtë gjë dhe faji bie mbi dyja palët, por fajtori kryesor është Kurti, i cili bën provokime të përsëritura dhe nuk ka gatishmëri për të respektuar marrëveshjet e arritura në Bruksel disa vite më parë”, ka thënë Montgomery për Kosovo Online.

 

You may also like