Monika shpërthen në lot pas spektaklit, tregon pse nuk shpëtoi Donaldin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Arjola dhe Monika mbrëmjen e djeshme refuzuan të hapin kutinë e Pandorës, duke u shprehur se një udhëtim mund ta sigurojnë vetë dhe se nuk duan të bëjnë zgjedhje në këtë fazë të lojës. Kjo gjë është kritikuar nga shumë persona, mes tyre edhe dy opinionistët Balina dhe Arbëri.

Pas spektaklit, Monika ka shpërthyer në të qara dhe Arjola i është gjendur pranë duke thënë: “Më mirë të dalësh nga kjo lojë për njeriun që je sesa për atë që nuk je!”.

Nga ana tjetër, Monika është shprehur se nuk është e dobët, siç e cilësuan por një grua shumë e fortë. Sa i përket zinxhirit ajo tha se si të shpëtonte Donaldin, si Ilirin ishte njësoj sepse Tani është më i dobët dhe u shpreh se duhet vlerësuar që nuk i çoi të dy në televotim.

“Mendova të jem ajo Monika e cila ka më shumë se 4 muaj që nuk duan ta lexojnë. Dhe nuk mundet askush për 4 muaj që ne jemi këtu që luftojmë me mish e me shpirt askujt nuk ia lejoj këtë. Këtë analizë. Pasi po të ishte ashtu kisha zgjedhur Tanin dhe çoja Ilirin dhe Donaldin në televotim dhe e lehtësoja rrugën!”- tha Monika.


You may also like