Monika Lubonja për herë të parë flet rreth skandalit të pagave – Shqip

by admin
Spread the love

16:16 | 16 Shkurt 2022

Monika Lubonja është banorja e fundit që është eleminuar nga Big Brother VIP.

Ajo së fundi ka folur në “Shqipëria Live” dhe ka sqaruar një herë e mirë situatën rreth skandalit të pagave, shkruan lajmi.net.

Para disa muajsh, dolën të dhënat personale të rreth 650 mijë shtetasve shqiptarë, mes tyre edhe listat e pagave që u bënë virale.

Monika ishte pjesë e listës, edhe pse gjatë asaj kohe ishte brenda BBV-së.

Monika tha se sapo mori vendimin për të hyrë në BBV, shkoi tek burimet njerëzore dhe njoftoi se do të bëhej pjesë e një reality show.

“Kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4 muaj. Edhe sot që jam me juve jam e pa paguar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht dhe kjo është fatkeqësia e opinionit që marrin diçka, e sjellin dhe e japin bruto”, tha Monika.

Sa i përket marrëdhënies me Ilirin dhe Donaldin, aktorja tha: “Nuk kam qenë me 100 fytyra. Hyra për Monikën. Në momente të caktuara situatat ndryshonin dhe jam me të drejtën. Unë i shkoja pas situatave dhe ngjarjeve që kishte shtëpia. Unë kam thënë mendimin tim, pastaj secili nga ata ka mendimin e tyre, por qëllimi kryesor nuk ka qenë që të isha Iliri apo Donaldi por në asnjë moment nuk bëra lojë me njërin apo tjetrin.”, tha gjithashtu Monika./Shqip/

You may also like