Monika Kryemadhi rrëfen çfarë ka bërë që të mos takojë Edi Ramën: Numrit të kryeministrit i kam bërë bllok

by admin
Spread the love

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se kryeministrit Edi Rama i ka bërë bllok nga numri i celularit. E ftuar në emisionin ‘Noë’ në Euroneës, Kryemadhi tha se ajo ka refuzuar dreka e darka të ambasadorëve në mënyrë që të mos përballej me Ramën.

“Numrin Edi Ramës ia kam por i kam bërë bllok. Kam refuzuar edhe dreka-darka të ambasadorëve për të mos pasur një përballje me të. Sepse jemi karaktere impulsivë dhe unë i shmangem hipokrizisë. Ndërsa me socialistët e tjerë kam komunikim normal. Aq sa njoh, kam marrëdhënie normale,” tha Kryemadhi.

You may also like