Monika Kryemadhi: Po përgatis dosjen për Lulzim Bashën! I kam thënë para zgjedhjeve, po më tradhtove unë nuk jam si Ilir Meta

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Monika Kryemadhi u shpreh se po përgatit një dosje për Lulzim Bashën dhe të gjithë ekipin e tij për përfitimet në kurriz të kauzave të opozitës. Kryemadhi tha se Lulzim Basha po përfiton nga koncesioni në Portin e Durrësit por dhe nga koncesione të tjera të qeverisë Rama.

“Ky edhe sloganin e kishtë ‘Shqipëria Fiton’ dhe ai strategjisti vet thonte se ne nga Shqipëria Fiton duhet të themi Basha fiton. Dhe nga të gjithë kjo histori Basha fitoi. Basha fitoi Portin e Durrësit, Basha ka fituar dhe shumë koncesione të tjera. Atë Portin e Durrësit, me Moveo SRL, Moveo Al, Moveo Teknologji. Që do të shiten apartamente me pamje nga deti apo pamje nga mali. Cfarë do të bëjë ai? Me atë duhet të merret drejtësia shqiptare’”, tha Kryemadhi.

E pyetur nëse ka prova që Basha është i korruptuar thellësisht, Kryemadhi tha “Me prit Ylli Rakipi se unë po nuk pata prova nuk filloj të flas. Më lër ta formatoj të gjithë dosjen. Se nuk e fal. Unë ja kam thënë dhe Lulzim Bashës. Ja kam thënë dhe para zgjedhjeve. Zotëri po më tradhtove unë nuk jam si Ilir Meta që ka hallin e integrimit europian.

Mua po më tradhtove nuk të ndahem. Po më tradhtove për allishverishe nuk ta fal. Cdo gjë do t’i shkoj deri në fund Lulzim Bashës me gjithë shpurën e vet që nga çështja Babale meqë e keni zotërinë mbrapa këtu. Që më kërkonte Edi Rama të sulmoja Fatmir Xhafën. Dhe i kam thënë unë nuk kam punë me Fatmir Xhafën”., tha ai.

You may also like