Monika Kryemadhi paralajmëron zhvillime të mëdha në qeverinë shqiptare: Lista është e gjatë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë për emisionin “Noë”, ka folur në lidhje me Inceneratorin e Tiranës dhe atë se çfarë do të ndodhë me paditë e bëra nga partia që ajo drejton. Ajo sqaroi se për këtë çështje janë në pritje pasi kanë lënë SPAK-un të bëjë lëvizjen e parë.

“Po presim se e kemi lënë SPAK të bëjë lëvizjen e parë. Inceneratori i Tiranës ka shumë probleme për të cilat publiku nuk ka dijeni. Është dhënë leja e ndërtimit që në 2019 dhe ende edhe sot nuk është ndërtuar. Inceneratori i Tiranës ka marrë para pa fund jo vetëm nëpërmjet depozitimit të dherave dhe inerteve nga kompanitë ndërtuese por edhe nga proceset e rindërtimit. Lagja 5 maji, përveçse janë shembur shtëpitë e qytetarëve do të paguhen pa fund para për depozitimin e inerteve, në inceneratorin e Tiranës. Kur i referohem një grupi të strukturuar kriminal, nuk i referohem vetëm djegies së plehrave. I referohem çështjes së një merimange të uzurpimit dhe marrjes së parave jo vetëm nga buxheti i shtetit por edhe nga xhepat e qytetarëve.”, tha kryetarja e LSI-së.

Sa i përket asaj se kush do të jenë politikanët e radhës që do të arrestohen, Kryemadhi tha se ky duhet parë si një moment refleksioni që politikanët të respektojnë ligjet dhe sistemin.

“Lista e atyre që duhen arrestuar është shumë e gjatë. Është momenti që refleksioni i shoqërisë shqiptare, por jo vetëm shoqërisë shqiptare, por edhe klasës politike është të mos ndjejmë kënaqësi kur arrestohen politikanë. Duhet të ndjejmë kënaqësi kur politikanët respektojnë ligjin, sistemin dhe vlerat. Nuk është kënaqësi të shohësh njerëz që futen në burg, që përveç problemeve familjare që i shkaktohen, ka edhe kosto për shtetin shqiptar.

Shtetit shqiptar i kushton një i burgosur më shumë se një drejtor ministrie”, tha ajo.

You may also like